Secondary Adv

Buxheti i 2016-2018, 1.14 miliard leke per infrastrukturen e transportit detar

Transporti detar, një nga sektorët që po zhvillohet me hapa të shpejtë në vend, sipas parashikimeve të buxhetit afat mesëm 2016-2018 do të përfitojë 1.14 miliard lekë.


Kjo shumë do të përdoret për të bërë investime në portet kryesore në vend si në Vlorë, Durrës dhe Sarandë. Në vitet në vijim do të përdoren fonde për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në portet e Vlorës dhe Sarandës në vlerat respektive 30 dhe 26 mijë  lekë. Vendosja e një sistemi informimi dhe kontrolli për trafikun detar është një nga pikat e tjera të rëndësishme që i duhet këtij sektori dhe për të pritet që të investohet në vlerën e mbi 6 milionë lekëve.
Sistemi i informimit të trafikut detar do të lehtësoj punën edhe në evidentimin e mjeteve detare të cilat sjellin probleme për ujrat tanë territorial. Sa i përket kruazjerave në vend nuk është se ka një terminal të përcaktuar për to, duke bërë që turistët ditorë që duan të vizitojnë qytetet bregdetare të ndalojnë në një pikë të afërt me limanet  dhe transportohen drejt tyre me anije të vogla.


Por edhe për këtë terminal është menduar në buxhetin afat mesëm duke vënë në dispozicion një vlerë prej 140 milionë lekësh të cilat do të fillojnë të investohen në vitin 2017 dhe 2018. Pjesa më e madhe e shkëmbimeve tregtare në vend bëhen në rrugë detare dhe kjo i jep një rëndësi më të madhe zhvillimit të infrastrukturës së këtij sektori. Sa i përket portit të Durrësit do të bëhet rehabilitimi i kalatës 7 dhe 8 në vitet në vijim.


Më të lexuarat