Secondary Adv

Maqedonia e Veriut 400 milione dollare te ardhura nga turizmi ne 2022

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedonin e Veriut, konfirmoi se turizmi mund ta mbyllë vitin me mbi 400 milionë dollarë të ardhura.

 

Ai publikoi tabelën e të dhënave për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, duke konfirmuar rritjen me 46%, thënë në shifra mbi 106 milionë dollarë.

 

Të ardhurat e përfituara nga ofrimi i shërbimeve në tremujorin e dytë të vitit 2022 shënojnë rritje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021, prej 12.1%, sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

 

Në tremujorin e dytë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, ka një rritje në pjesën më të madhe të departamenteve dhe më e larta është në departamentin e agjencive turistike, operatorëve turistikë dhe shërbimeve të tjera të rezervimit, si dhe veprimtarive të lidhura me to.

 

Ndërkohë, rritje është shënuar dhe në objektet akomoduese prej 46.2% dhe në veprimtaritë për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit, ku rritja është 44.4 %./Burimi: SCAN


Më të lexuarat