Buxheti per fondin e kujdesit shendetesor, 36 miliarde leke per rimbursime e financime
Buxheti i fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor për vitin 2016 është miratuar në vlerën e 36.244 milionë lekë. Nga të cilat janë parashikur edhe rimbursimet që do të bëj fondi për këtë vit. Për rimbursimin e barnave gjatë vitit 2016 do të jenë në dispozicion 9.1 miliardë lekë.
Nga rimbursimi i barnave përfitojnë pjesa më e madhe e atyre që paguajnë kontributet shëndetësore. Për financimin e kujdesit parësor për vitin 2016 fondi do të vërë në dispozicion rreth 8 miliardë lekë. Sa i përket financimit të kujdesit spitalor do të jenë në dispozicion rreth 18 miliardë lekë të cilat do të përdoren për të gjitha nevojat që ka kujdesi spitalor.
Për shpenzimet administrative dhe investimet shumat e vëna në dispozicion janë më të vogla, respektivisht 844 milionë dhe 250 milionë lekë. Rreth 3% e totalit të buxhetit të Fondit të kujdesit të detyrueshëm shëndetësorë duhet të mbahet si rezervë për tu përdorur gjatë vitit për nevojat që do të ketë shërbimi spitalor.Gjatë vitit 2015 përveç buxhetit të miratuar për qëndrën spitalore universitare Nënë Terza, fondi dha dhe rezervën që kishin në vlerën e 54 milionë lekëve pas kërkesave të vazhdueshme të QSUT-së për rritje të buxhetit. Sa i përket transplanteve ato financohen në vlerë 100% nga fondi i kujdesit shëndetësor.