Secondary Adv

Tatimet ne Kosove mbledhin mbi 600 mije euro borxhe nga 18 biznese

Angazhimi i Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në trajtimin e borxheve të tatimpaguesve, ka rezultuar me mbi 600 mijë euro të mbledhura nga 18 subjekte.

 

Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarrë procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri te konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë tatimpaguesit që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.

 

Në periudhën e fundit janë ndërmarrë aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve, thuhet në komunikatë./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat