Secondary Adv

Sulmet kibernetike, Prokuroria informon mbi hetimet

Prokuroria e Tiranës informon në lidhje me hetimet e ndërmarra ndaj sulmit në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

 

Prokuroria deklaron se në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

 

Menjëherë, dje me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi, kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari.

 

Po kështu prokuroria deklaron se për shkak të rëndësisë, qëllimeve dhe autorëve në shërbim të të cilëve po ndodh ky veprim kriminal, për shkak të detyrimit ligjor për të mbrojtur të dhënat e çdo individi si edhe Sigurinë Kombëtare dhe

 

si rrjedhojë për shkak të urgjencës dhe domosdoshmërisë për marrjen e një vendimi të menjëhershëm nga ana e Prokurorit u vendos sekuestrimi i të dhënave të publikuara dhe atyre që do të publikohen në vijim nga faqet objekt hetimi i procedimit penal në fjalë dhe në vijim bllokimin e publikimit të çdo lloj informacioni nga mediat e shkruara, audivizive, mediat online./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat