Secondary Adv

Kriza e energjise ne Maqedoni, paralajmerohen reduktime ne dimer

Në Maqedoninë e Veriut mund të ketë reduktime të furnizimit me energji gjatë dimrit, nëse autoritetet nuk sigurojnë 1/3 e nevojave të konsumit ditor nga importi.

 

Në bazë të potencialit prodhues të termocentraleve sigurohet 65-70% e energjisë nga burimet vendore, ndërsa 30-35% e energjisë importohet. Drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani, tha se ndërprerje nuk do të ketë vetëm nëse sigurohet energjia nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia.

 

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se me ligjet e fizikës është normale të humbet energjia deri në 15% e prodhimit të përgjithshëm, por nga kompania shpërndarëse EVN thonë se KRRE nuk e pranon humbjen e denoncuar prej 14%, por ka legjitimuar në treg vetëm 12% humbjes së rrymës.

 

Por, a paguajnë qytetarët humbjet në rrjet?

Sipas EVN në vetë faturat e energjisë elektrike, në mënyrë transparente dhe të detajuar është pasqyruar se për çfarë paguajnë konsumatorët, dhe ajo është:

 

Kompensim për energjinë elektrike të konsumuar, Kompensim për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike (MEPSO dhe Elektrodistribuimi), TVSH 5% dhe Taksa komunale për ndriçim publik. Nga ana tjetër, humbje ka edhe nga vjedhjet.

 

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 300 mijë MW/h energji elektrike vidhen çdo vit në vend, shumë e cila është afër 10% e konsumit të përgjithshëm të rrymës për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut.

 

Nga autoritetet thonë se nga kyçjet ilegale në rrjet dëmi kalon mbi 100 milion euro në vit dhe shumica e hajnave atë e përdorin për gërmim të kriptovalutave./Burimi: Alsat.mk/Balkanweb


Më të lexuarat