Secondary Adv

Kosova ndalon eksportin e peletit dhe lendeve djegese me baze druri

Ministrja e Ekonomisë ka deklaruar se në mbledhjen e qeverisë do të merret vendimi për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve të tjera djegëse me bazë druri.

 

Kështu ka njoftuar ajo pas vizitës në termocentralin “Kosova A”, ku ka folur edhe për kthimin e Bllokut A3. “Do të ndërmarrim dhe kemi ndërmarrë edhe disa hapa të tjerë.

 

Një vendim i rëndësishëm i cili pritet të merret sot pas disa orësh në mbledhje të qeverisë është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri, duke qenë se e kemi analizuar situatën në treg dhe kemi parë që ka një rritje të çmimeve që nuk arsyetohet me rritjen e kostos së prodhimit.

 

Dhe nga ana tjetër kemi një mungesë të peletit në treg në krahasim me vitet e kaluara dhe në krahasim me nevojën. Andaj si hap i parë kemi vendosur që të ndalojmë eksportin e peletit dhe lëndëve djegëse të tjera me bazë druri”, ka thënë ajo.

 

MInistrja Rizvanolli ka bërë të ditur se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pritet që shumë shpejt të sjellë për ratifikim Ligjin për Produktet Esenciale – rregullimin e çmimeve të produkteve esenciale në të cilën është përfshirë edhe peleti.

 

Rizvanolli ka paralajmëruar se në javët në vijim do të merren masat tjera për të stimuluar qytetarët që të gjejnë mënyra tjera të ngrohjes, e jo me energji elektrike./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat