Secondary Adv

Votohet buxheti i Prishtines per vitin 2023, mbi 40 mln euro per investime

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se është miratuar buxheti prej 105 milionë eurosh për vitin 2023.

 

Zogaj në një njoftim në Twitter thotë se, nga kjo vlerë, mbi 40 milionë euro për investime kapitale. “Sot votuam buxhetin e Komunës se Prishtinës për vitin 2023! Buxhet në vlerë prej 105 milionë euro, ku mbi 40 milionë euro janë të ndara për investime kapitale”, shkruan Zogaj.

 

Sot votuam Buxhetin e Komunes se Prishtines per vitin 2023! Buxhet ne vlere prej 105 mil. EUR, ku mbi 40 mil EUR jane te ndara per investime kapitale. Urime qytetareve te Prishtines. 

 

Ditë më parë, kryetari Përparim Rama ka deklaruar se Kuvendi Komunal lirisht mund të shkojë në zgjedhje, por ai nuk do të heq dorë nga projekti “Arkitekti i Kryeqytetit”, pasi që sipas tij, është shumë i rëndësishëm për komunën.

 

“Opozita nuk mund të më shantazhojë me këtë për mosvotim të buxhetit 2023. Nëse nuk e votojnë ata buxhetin për këtë arsye, atëherë kuvendi lirisht mund të shkojë në zgjedhje, por unë nuk tërhiqem nga ky projekt”, kishte deklaruar Rama./Burimi; Telegrafi


Më të lexuarat