Secondary Adv

ARRSH hap tenderin per Elbasan-Qafe Thane, 2.5 mld leke per 50 km rruge

ARRSH ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit të zgjerimit të rrugës Elbasan- Qafë Thanë.

 

Fondi limit është rreth 2.5 miliardë lekë apo 21.4 milionë euro. Rruga kombëtare Elbasan – Qafë-Thanë është pjesë e korridorit Tiranë-Elbasan-Librazhd-Pogradec-Korçë, që lidh zona me shumë rëndësi në drejtim të turizmit por edhe të lidhjes së shtetit tonë me Greqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë etj.

 

Nga ana e Investitorit (ARRSH) kërkohet që të realizohet një ndërhyrje në përmirësimin e kushteve të lëvizjes në segmentin ekzistues rrugor nga Dalja e Qytetit të Elbasanit deri në Qafë Thanë. Gjatësia totale e projektit është 50.12 km.

 

Kjo rrugë i shërben banorëve jo vetëm të zonës midis Elbasanit dhe Korçës, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj, të cilët frekuentojnë zonën e Pogradecit dhe Korçës si dhe shtetasve të huaj dhe vendas të cilët lëvizin në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë.

 

Rruga nacionale ekzistuese Elbasan – Qafë Thanë ka gjerësi totale 9 – 9.5 metra dhe ka nevojë për ndërhyrje në elementet  gjeometrikë, shtresat rrugore, në sistemin e trotuareve, ndriçimit rrugor të zonave urbane, sistemin e kanalizimeve të ujërave të shiut, sinjalistikën vertikale dhe horizontale etj.

 

Në dokumentet e tenderit evidentohet se kjo rrugë është pjesë e korridorit 8 dhe duke qene se pala maqedonase ka avancuar shumë duke kryer Projekt-Zbatimin e rrugës Qafë-Thanë-Strugë-Gostivar me parametrat e një rruge të Kategorisë A,

 

ARRSH nëpërmjet Vendimit të Këshillit Teknik pas miratimit të fazës së Projekt-Idesë, ka vendosur kryerjen e projekt-zbatimit sipas parametrave teknikë të Kategorisë B (Interurbane Kryesore).

 

Ky segment nis në afërsi të pas daljes nga fshati Labinot-Fushë dhe përfundon në afërsi të fshatit Mirakë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat