Secondary Adv

Rekord i ri ne tregun valutor, dollari le pas monedhen europiane

Dollari amerikan ka arritur një rekord të ri në tregun valutor të premten.

 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një dollar po këmbehet mesatarisht me 119.46 lekë, ose rreth 3 lekë më shumë se euro që sot, këmbehet me 116 leke. Kjo është vlera më e lartë që prej 2017, duke u rritur me 12.6 lekë krahasuar me fillimin e vitit.

 

Rritja është edhe më e lartë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kohë kur dollari këmbehej me 103-104 lekë.

 

Këtë forcim të monedhës amerikane përballë euros dhe lekut ekspertët e lidhin me kërkesën e lartë që është në treg për dollar, me qëllim për të importuar mallra nga jashtë.

 

Kërkesa e lartë vjen për shkak se çmimet referencë të mallrave në bursë kuotohen në dollarë, sidomos karburanti, që gjatë këtij viti ka njohur një shtrenjtim të fortë, ndikuar nga lufta në Ukrainë, dhe ndërprerja e furnizimeve me gaz të Evropës nga Rusia

 

Forcimi i dollarit i bën edhe më të shtrenjta produktet që ne importojmë, pasi tregtarëve do t’u duhen më shumë lekë në dispozicion për të blerë të njëjtën sasi mallrash. Konkretisht nëse për të blerë 1000 dollarë në fillim të vitit duheshin mesatarisht 106 mijë lekë, tashmë të duhen mbi 119 mijë lekë.

 

KËMBIMI I DOLLARIT

23 shtator 2021       103.45 lekë

 

Janar 2022               106.86 lekë

23 shtator 2022        119.46 lekë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat