Secondary Adv

G7 denon referendumet e rreme ne zonat e pushtuara te Ukraines

G7 -ta dënon referendumet “e rreme” të Rusisë që nisën të premten në zonat e Ukrainës të pushtuara nga forcat e Moskës.

 

Grupi i demokracive të mëdha të industrializuara thekson se referendumet e orkestruara nga Kremlini nëse do të bashkohen me Rusinë “nuk kanë efekt ligjor apo legjitimitet dhe nuk respektojnë në asnjë mënyrë normat demokratike”.

 

”Votat në lindje dhe jug të vendit në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë një shprehje legjitime të vullnetit të popullit ukrainas i cili i ka rezistuar vazhdimisht përpjekjeve ruse për të ndryshuar kufijtë me forcë”, deklaruan vendet e G7.

 

Në zonat e kontrolluara nga Rusia të rajoneve Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhya dhe Kherson, referendumi për shkëputjen filloi dje dhe do të mbahet për pesë ditë. Votimi zhvillohet pa pëlqimin e Ukrainës dhe mbahet sipas ligjit ushtarak./Burimi; Shqiptarja.com


Më të lexuarat