Secondary Adv

Paundi bie ne nivelin me te ulet te te gjitha koherave kundrejt dollarit

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët të të gjithave kohërave kundrejt dollarit.

 

Paundi ka qenë gjithashtu nën presion pasi dollari merr një nxitje nga banka qendrore e SHBA duke vazhduar të rrisë normat, shkruan BBC. Nëse paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave me çmim në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme.

 

Mallra të tjera nga SHBA mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta. Rënia e paprecedentë e monedhës vjen pas njoftimit të Kancelarit Britanik të Thesarit Këasi Këarteng të premten se Mbretëria e Bashkuar do të vendoste uljet më të mëdha të taksave në 50 vjet, në të njëjtën kohë me rritjen e shpenzimeve.

 

Kancelari Këasi Këarteng foli për një “epokë të re” për ekonominë, tatimi mbi të ardhurat dhe taksat për blerjet e shtëpive do të ulen dhe rritjet e planifikuara në taksat e biznesit janë hequr.

 

Masat e reja fiskale për uljen e taksave, të cilat përfshijnë heqjen e planeve për rritjen e taksës së korporatave dhe uljen e kufirit në bonuset e bankierëve, janë kritikuar si “ekonomi të ulët” edhe  nga anëtarët e partisë së vetë kancelarit.

 

Ish-kancelari i konservatorëve, Lord Ken Clarke kritikoi uljet e taksave të dielën, duke thënë se kjo mund të çojë në rënien e paundit.

 

Edhe Euro shënoi nivelin më të ulët në 20 vite  kundrejt dollarit në Azi, mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit, ndërsa dimri po afron pa asnjë shenjë të një fundi të krizës energjetike ose të luftës në Ukrainë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat