Secondary Adv

Buxheti 2016-2018, 1.9 miliard leke per investimet publike

Investimet publike tashmë do të jenë të planifikuara në periudhë afatgjatë dhe të shpërndara me financime në vite. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka publikuar listen e Projektet e Relevancës Strategjike.


Sipas kësaj liste janë 38 projekte strategjike për tu financuar në fusha te ndryshme si transport  rrugor dhe hekurudhor, energji, mjedis dhe bujqësi. Sipas  kësaj liste, i gjithe fondi parashikohet të jete rreth 1. 9 miliardë lekë,  ndërsa ka projekte që parashikohen  për perfundimin e punimeve deri në vitin 2021.
Këto projekte, të cilat përfshihen në Paketën  Unike Kombëtare e Projekteve, janë miratuar  nga Komiteti I Planifikimit Strategjik. Vlerat financiare për projektet  janë indicative dhe jo të finalizuara, pasi janë subjekt i ndryshimeve në fazat e hartimit të projektzbatimit, për projektet e pamaturuara, apo përditësimeve të mundshme të projektzbatimeve për projektet e maturuara .


Kjo listë do të rishikohet në gjashtëmujorin e pare të vitit 2016, dhe është subjekt i përditësimeve, të cilat miratohen me vendim të Komitetit të Planifikimit Strategjik. Projektet e listës janë kryesisht projekte të reja të pafinancuara. Ndërkohë  këto projekte janë parashikuar më mënyra të ndryshme financimi si nga buxheti I shtetit, kredi apo grante.


Më të lexuarat