Secondary Adv

Tre aplikime te reja prane MIE per centrale fotovolatike

Rritja e çmimit të energjisë në bursa dhe kriza po nxit gjithmonë e më shumë investimet në energji dhe sidomos ato në fotovolatikë.

 

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë paraqitur tre projekte të tjera të cilat parashikojnë ndërtimin e centraleve ku dy prej tyre në Vlorë dhe një në Fier.

 

Konkretisht aplikimi i parë është bërë nga “ARGO SUN ENERGY” SH.P.K që ka shfaqur interes për të ndërtuar një impiant fotovolatik me kapacitet të instaluar 5 MW në zonën Zonën Kadastrale Nr. 3710, Fshati Vanë, Bashkia Delvinë, Qarku Vlorë.

 

Ky projekt nuk është koncesion dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse që parashikon legjislacioni në vend. Një tjetër aplikim është bërë nga “B.E.M-ENERGJI” SH.P.K për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 5 MW,

 

i cili gjithashtu nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse. Projekti parashikohet në të njëjtën zonë kadastrale Nr. 3710, Fshati Vanë, Bashkia Delvinë, Qarku Vlorë.

 

Projekti i tretë është për një impiant me kapacitet 30 MW. “Shoqëria “ALB SUN ENERGY” SH.P.K. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme,

 

me kapacitet 30 MË, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Zonën Kadastrale Nr. 3038, Fshati Povelçë, Njësia Administrative, Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier” thuhet në dokumentin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Duke ndjekur procedurën këto projekte do të qëndrojnë për konsultim për një afat kohor prej 15 ditësh për të pritur komente nga palë interesi. Numri i aplikimeve për impiante fotovolatike ka qenë në rritje nga viti në vit dhe interesi është shtuar sidomos në vitin 2021 dhe 2022 për shkak të krizës.

 

Zbatimi i projekteve nga fotovolatikët pritet të rrisë diversifikimin e vendit në prodhimin e energjisë duke dhënë kështu një siguri mbi furnizimin duke qenë se aktualisht varemi tërësisht nga “hidro”.

 

Në një dalje për mediat Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku pranoi se në vitin 2024 parashikohet që të shtohen 140 megavatorët e parkut fotovoltaik të Karavastasë.

 

“Më pas në total nga të gjitha aplikimet që janë pranuar gjatë vitit 2022ku duhet thënë që aplikimet e entiteteve private janë shtuar ndjeshëm për shkak edhe të fizibilitetit që energjia solare ka tashmë në treg, janë 610 megavat/orë impiante private të cilat priten që të nisin gjenerimin” do të nënvizonte Balluku.

 

Burimi; Monitor https://www.monitor.al/tre-centrale-te-rinj-fotovolatike-kerkojne-miratimin-e-mie-dy-nje-vlore-dhe-nje-ne-fier/


Më të lexuarat