Secondary Adv

Ndryshon rregullorja: Mbikqyresit e punimeve do raportojne per katet pa leje

Qeveria do t’ua besojë më shumë mbikqyrësve të punimeve raportimin e shkeljeve të lejeve nga kompanitë e ndërtimit.

 

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar një Udhëzim ku përcakton kompetenca të reja për mbikqyrësit e punimeve. Mbikëqyrësi ka detyrimin të njoftojë on-line në sistemin e-leje pranë autoriteteve përkatëse kryerjen e punimeve, sipas fazave të akteve të kontrollit, në përputhje me nenin 42, të këtij vendimi.

 

Ai njofton on-line brenda 5 ditëve pune në sistemin e-leje pranë autoriteteve përkatëse në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo tejkalim të lejes së ndërtimit, si dhe kryen on-line çdo 45 ditë raportimin e kryerjes së punimeve, sipas metodologjisë së përcaktuar nga organi i lëshimit të lejes së ndërtimit.

 

Mbikqëqyrësit do të kenë rol të dorës së parë edhe në përgatitjen për kolaudim të objektit, si dhe do konfirmojnë përfundimisht nëse ai është në përputhje me lejen e ndërtimit dhe ndryshimet e miratuara.

 

Pas përfundimit të kolaudimit, mbikëqyrësi i punimeve, përcakton gjitahshtu vlerën përfundimtare të objektit, e cila i njoftohet zbatuesit të punimeve dhe i dorëzohet për likuidim zhvilluesit./Burimi; Scan


Më të lexuarat