BERZH skeptike, ul parashikimin per ecurine e ekonomise shqiptare
Kriza e çmimeve vijon të ndikojë negativisht ekonominë shqiptare.
Në vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ecuria e ekonomisë shqiptare parashikohet të jetë 3% për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm me një ulje prej 0.3% në krahasim me vlerësimet e bëra në pranverë.
Kjo ka ardhur si pasojë e krizës së energjisë, gazit e karburanteve situatë që parashikohet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë muajve të dimrit. Si pasojë e kësaj krize Shqipëria ka vendosur të rrisë çmimin e energjisë elektrike për familjet që shpenzojnë mbi 800 kwh në muaj që prej 1 tetorit.
Sipas analizës së BERZH Shqipëria rezulton se është një nga vendet me rritjen më të vogël në rajon duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut. Në raportin e BERZH projeksionet për rritjen ekonomike të Kosovës janë 4% për 2022 dhe 3.75 për 2023.
Edhe ecuria ekonomike Malit të Zi e Serbisë shihen më pozitive në krahasim me Shqipërinë. Sipas BERZH inflacioni në Shqipëri arriti në 8% gjatë gushtit më i larti në 20 vitet e fundit.
Rreziqet kryesore për të ardhmen përfshijnë rritjen e mëtejshme të inflacionit duke shtrënguar kushtet e financimit, të cilat do ndikojnë në zvogëlimin e konsumit dhe investimet familjare.
Pozitive për ekonominë shqiptare parashikohet të jetë sezoni mbarë i turistik. Raporti i Perspektivës Ekonomike Rajonale, i BERZH me titull “Një dimër i ftohtë përpara” parashikon një kosto të rëndë në ekonomitë e Bashkimit Europian si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë./Burimi: abcnews.al