Secondary Adv

Die Welt: Shqiperia probleme me korrupsionin, drejtesine e lirine e shtypit

Një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, Die Welt, ka publikuar një shkrim të gjatë për Shqipërinë.

 

Aty theksohet se vendi ka probleme të thella me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit. Shkrimi hapet me një pyetje se se me gjithë këto probleme a është gati Shqipëria për në BE. Për negociatat thuhet se u hapën më shumë për shkak të situatës gjeostrategjike të krijuar nga lufta në Ukrainë.

 

“Lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin.

 

Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor. Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO dhe Evropës Qendrore.

 

Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri”, thuhet në artikull./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat