Secondary Adv

Defekte ne rrjet, nderpritet energjia ne disa nenstacione

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar për një ndërprerje të energjisë në nënstacionet Kalimash, Krumë, Kukës, Rexhepaj. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja është verifikuar rreth orës 08:30, si pasojë e një defekti në linjën e transmetimit.


Si pasojë e kësaj kanë mbetur pa energji edhe disa HEC-e, ndërsa OSHEE njofton se po punohet për të rregulluar defektin.“Pa energji kanë mbetur edhe HEC-et Belë, Lapaj, Pobreg dhe Çernalevë. Po punohet për riparimin e defekteve”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Më të lexuarat