Qeveria miraton vendimin, rriten deri ne 15 per qind pagat e pedagogeve
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur pas mbledhjes së qeverisë se sot u vendos që paga e pedagogëve të rritet me 15 për qind.
Më konkretisht, shpjegoi ajo, 7 për qind rritja do të jetë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër më pas do të realizohet nga buxheti i vetë Universiteteve.
“Sot kemi vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, 7 për qind mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga Universiteti,” tha ministrja Kushi.
Po ashtu, ministrja theksoi se pedagogët duhet të rrisin përpjekjet e tyre që të rrisin performancën e universiteteve dhe kapacitetet për të siguruar më shumë fonde nga BE.
Ajo solli në vëmendje se ndryshe nga mësuesit apo zjarrfikësit, paga që marrin në institucionet arsimore nuk është i vetmi burim të të ardhurave që ata kanë. “Mbështetja jonë për universitet do të jetë edhe më e madhe.
Pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë edhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit. Kanë mundësi të tjera, jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe nga programet e financuara nga BE.”
Kushi nuk e përjashtoi mundësinë që kufiri prej 15 për qind të rritet sërish me kalimin e kohës./Burimi: abcnews.al