
Qeveria terhiqet nga rritja e taksave, cfare sjell ligji i ri per tatimin mbi te ardhurat
Viti që vjen nuk pritet të jetë i lehtë për ekonominë vendase.
Çmimet mbeten të larta, nuk dihet si do të shkojë situata me energjinë dhe çmimet, ndërkohë që qeveria është e detyruar që të ndjekë një politikë të shtrënguar fiskale për të ulur borxhin, teksa përballet me rritjen e normave të interesit për shërbimin e tij.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, në një intervistë për “Monitor”, pohon viti 2022 është sfidues përsa i përket projektimit të buxhetit.
Ajo shton se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë mbi 13 miliardë lekë shtesë që lidhen me vendimet për rritjen e pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike.
Ndërkohë për të amortizuar rritjen e normës së interesave dhe shtrirjen e këtij efekti në afatin e gjatë, për momentin financat janë përqendruar në emetimin e borxhit afatshkurtër.
Në 2021-n, deri tani qeveria ka shpenzuar 24 miliardë lekë për të subvencionuar energjinë dhe kanë mbetur edhe 4 miliardë lekë, që vlerësohen se janë të mjaftueshme deri në fund të vitit.
Ibrahimaj thotë se qeveria është tërhequr nga strategjia afatmesme e të ardhurave, që parashikonte disa rritje taksash dhe heqje përjashtimesh fiskale, pasi nuk është ky momenti i duhur.
Ndryshimi më i madh vitin e ardhshëm është ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, i cili parashikon ndryshimin e tatimit vetëm për subjektet fizike, që janë profesionistë të lirë.
Në politikat fiskale çfarë do të ndryshojë?
Gjatë vitit të ardhshëm planifikojmë që të fillojmë zbatimin të ligjit të ri të Tatimit mbi të Ardhurat, i cili është një element shtesë në drejtim të konsolidimit të financave publike dhe të reformës fiskale që ne tashmë kemi filluar prej vitesh.
Por sigurisht do të jetë e lidhur edhe në bashkëpunim me disa procese të miradministrimit fiskal, qoftë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ashtu edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, me qëllim optimizmin e atyre instrumenteve që ne kemi aktualisht.
Nuk do të vijojmë me strategjinë afatmesme të të ardhurave, pasi mendojmë që në një moment krize është e vështirë dhe e pamundur që të rrisësh taksat apo edhe të heqësh përjashtime të taksave duke qenë se duhet të kujdesemi për t’i dhënë frymë biznesit për të mos pasur ngadalësim të rritjes ekonomike.
Strategjia afatmesme
Nuk do të vijojmë me strategjinë afatmesme të të ardhurave, pasi mendojmë që në një moment krize është e vështirë dhe e pamundur që të rrisësh taksat apo edhe të heqësh përjashtime të taksave duke qenë se duhet të kujdesemi për t’i dhënë frymë biznesit për të mos pasur ngadalësim të rritjes ekonomike.
U krijua një paqartësi në draftin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Taksimi progresiv do të zbatohet vetëm për të vetë punësuarit, apo për të gjithë pronarët e subjekteve të vogla?
U krijua një amulli nga mos leximi i qartë i ligjit, dhe nën nenin e fundit të ligjit të dispozitave kalimtare kemi bërë të qartë që të gjitha politikat tona për përjashtimin e tatimit mbi të ardhurave deri në vitin 2029 do të vijojnë
dhe gjithashtu dhe përjashtimet e tjera përsa i përket sektorit të IT apo sektorë të tjerë që janë menduar të incentivohen nëpërmjet politikës fiskale.
Nga ana tjetër ne do të eliminojmë nga ky përjashtim vetëm për kategorinë e personave fizikë, do të jetë një kategori e cila do të jetë e limituar për persona fizikë profesionistë të lirë.
Ne jemi duke hartuar aktet ligjore, të cilat në momentin që ligji do të kalojë në qeveri do të jenë të disponueshme për publikun e gjerë. Pra ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat nuk do të heqë përjashtimet që ne kemi për biznesin e mesëm dhe të vogël, por vetëm për personat fizike që janë profesione të lira.
Ligji i ri
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat nuk do të heqë përjashtimet që ne kemi për biznesin e mesëm dhe të vogël, por vetëm për personat fizike që janë profesione të lira.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/qeveria-terhiqet-nga-strategjia-afatmesme-qe-parashikonte-rritje-taksash-cfare-parashikon-ligji-i-ri-per-tatimin-mbi-te-ardhurat/
Më të lexuarat








