Secondary Adv

Mungesa e gazit, Britania do perballet me reduktime te energjise

Britania duket se do të përballet me reduktim të energjisë elektrike, si pasojë e mungesës së gazit.

 

Operatori Kombëtar i Sistemit të Energjisë Elektrike të Rrjetit (ESO) së Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se ndërprerjet e planifikuara, prej 3 orësh, të energjisë elektrike mund të imponohen në disa zona, nëse furnizimet me gaz do të jenë nën kërkesë.

 

Sipas “SkyNews”, Britania thotë se rreziku i ndërprerjeve të përkohshme të energjisë mund të shmanget me ndihmën e qytetarëve.

 

Sipas një raporti, u zbulua se marzhet midis kërkesës së pikut dhe furnizimit me energji pritej të ishin të mjaftueshme dhe të ngjashme me vitet e fundit falë sigurimit të furnizimeve me gaz të Detit të Veriut, importeve nëpërmjet Norvegjisë dhe me anije.

 

ESO u kërkoi familjeve të ndihmojnë në menaxhimin e këtij ekuilibri duke u regjistruar në një skemë të kursimit të energjisë përmes furnizuesit të tyre, në një përpjekje për të ndihmuar në lehtësimin e rrezikut të fikjes së dritave.

 

Ai sugjeroi që gazi i nevojshëm për të fuqizuar rrjetin elektrik të Mbretërisë së Bashkuar pritej të rritet me gati 22%, duke kompensuar kursimet nga përdorimi më i ulët familjar dhe biznesi, kryesisht për shkak të nevojës për energji në Francë ku shumë centrale bërthamore janë jashtë linje./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat