Secondary Adv

BB: Shqiperia duhet te rrise mbeshtetjen sociale per te varfrit

Banka Botërore parashikon që perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë janë të pasigurta dhe me shumë rreziqe negative, që vijnë nga çmimet e larta.

 

Por edhe pse në kushte më të shtrënguara, qeveria duhet të rrisë më tej ndihmat sociale për shtresat në nevojë, sugjeroi Banka Botërore në Projeksionet e reja të vjeshtës për Rajonin ECA (Azia Qendrore dhe Europa).

 

Pas një rritjeje të fortë në tremujorin e parë 2022, PPB-ja e Shqipërisë ka të ngjarë të ngadalësohet për shkak të presionit që çmimet e larta po krijojnë edhe në konsum.

 

Rritja e PBB-së së Shqipërisë u rikuperua në 8.5 për qind në vitin 2021, duke reflektuar elasticitet të lartë nga goditjet e mëdha që u shkaktuan nga tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia COVID-19.

 

Në fund të vitit 2021, hendeku i prodhimit u mbyll, por rritja e çmimeve globale filloi të ndikojnë në inflacionin e brendshëm. Presionet u intensifikuan pas fillimit të luftës në Ukrainë, kryesisht në çmimet e ushqimit dhe energjisë.

 

Normat e interesit në rritje kanë shtrënguar kushtet e huamarrjes, ndërsa problemet globale në zinxhirit të furnizimit vazhdojnë ende pas pandemisë kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të çmimeve.

 

Për Shqipërinë vështirësitë rriten pasi buxheti tashmë po përballet me rritje të rifinancimit të borxhit të shkaktuar nga norma e lartë e interesit. Borxhi publik pritet të bjerë më tej në 2022, duke arritur në 67.9 për qind të PBB, kryesisht për shkak të rritje së PBB.

 

Ndërmarrjet Shtetërore përfaqësojnë sektorin e energjisë janë një rrezik potencial për stabilitetin fiskale, pasi importet e energjisë po mbështeten gjithnjë nga buxheti.

 

Nga ana tjetër të ardhurat që arrijnë në rreth 27 për qind të PBB-së, ofrojnë pak hapësirë për të rritur investimet në infrastrukturën publike dhe kapitalin njerëzor.

 

Kredia për sektorin privat u rrit me 13.8 për qind në terma vjetorë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ndërsa të ardhurat fiskale janë rritur me 19.2 për qind në 6 mujorin e parë.

 

Aktiviteti ekonomik parashikohet të zgjerohet në një mesatare prej 2.7%  deri në vitin 2024, teksa tensionet gjeopolitike mund të rrisin më tej inflacionin, të prishin zinxhirët e furnizimit dhe  të krijojnë shqetësime në tregjet financiare.

 

Varfëria pritet të vazhdojë rënien edhe në vitin 2022, por presionet e vazhdueshme inflacionit mund të pengojnë uljen e mëtejshme të saj.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/bb-shqiperia-duhet-te-rrise-me-tej-mbeshtetjen-sociale-per-te-varfrit-pavaresisht-kushtezimeve-te-pbb-se/


Më të lexuarat