Secondary Adv

FMN: Inflacioni do vijoje i larte, Shqiperia nuk eshte gati per Amnistine Fiskale

Përfaqësuesja e FMN, Sun ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e të gjithë ndërkombëtarëve për Aministinë Fiskale.

 

Ajo u shpreh se Shqipëria për arsye teknike si dhe të mos zhvillimit në disa elementë nuk është gati për këtë projektligj. Duhet një nivel sipas Sun që të kapërcehet drejt kësaj amnistie në mënyrë që të shmangen rreziqe si pastrimi i parave dhe terrorizmi.

 

‘Ne kemi marrë ligin që kur doli për konsultim publik dhe kemi patur komentet dhe shqetësimet tona. Projekt ligji mund t ëkonsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore.

 

Përfshin një falje te konsideruehsme, të atyre që kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve. Gjithashtu dhe nga kontrolli konerekt i ligjit dhe fondeve të tyre. Qeveria duhet të korrigjojnë aminisinë në një program të projektit vullnetar.

 

E po kështu me një sistem të përshtatëm për zbatimin. Duhet të ketë kompetenca për publikun q ëka një aftësi për të kuptuar nëj gjë të tillë. Sistemi i DPT, me kalimin e viteve duhet të ketë një ecuri akoma më të madhe duhet të forcojë kapacitetet e veta.

 

Ndëkrohë qe aktualisht nuk është një këtë nivel. Për më tepër dhe në studime që janë bërë në tregje e vende në zhvillim ëhstë e vështirë që në të tilla kushte të bëhen ku ekziston mundësia e pastrimit të parave dhe terrorizmit.’- tha përfaqësuesja e FMN-së.  

 

Shefja FMN-së në Tiranë, Yan Sun, u shpreh se ekonomia shqiptare ka pësuar dëme të mëdha që prej periudhës që prej 2020, por vendi i ka kaluar mirë.

 

‘Më lini paraprakisht t’iu shpreh mirënjohjen të gjithëve për bashkëpunimin e afërt dhe bisedat konstruktive gjatë 2 javësh të vizitës sonë në Shqipëri. Ekonomia shqiptare ka pasur dëme të mëdha që prej periudhës 2020, por i ka kaluar mirë.

 

Rritja do ngadalësojë me 2 përqind nga norma e inflacionit. Me deficitet dhe borxhin e lartë Shqipëria përballet me rritjen e çmimeve, me çmimet që janë rritur në tregun ndërkombëtare që ka të ngjarë të vazhdojnë si të tilla dhe me një ngadalësim të zhvillimit ekonomik në Europë.

 

Ne rekomandojmë për 2023 që të ketë një bilanc primar në 0 dhe të synojë të vazhdojë konsolidimin me një bilanc primar me 1.5% të PBB. Të finalizojë dhe të zbatojë pa vonese strategjinë afatmesme të të ardhurave.

 

Mbështetja fiskale duhet të jetë e shënjestruar ndaj kategorive në nevojë dhe të jetë e përkohshme. Mbështesim politikat monetare të BSH. Sistemi bankar është përballur mirë pas goditjeve të njëpasnjëshme.

 

Bankat janë ekspozuar ndaj normave të interesit dhe zhvillimeve që lidhen me kursin e këmbimit. Iu bëjmë thirrje për një vigjilencë të shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar. Autoritete duhet të shtojnë përpjekjet e tyre sa u takon reformave strukturore.’- u shpreh Sun./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat