Secondary Adv

Projekti, 3.8 mln euro per ndertimin e nenstacionit te ri te Velipojes

Zhvillimi i zonës turistike në Velipojë ka sjellë nevojën për investime në rrjetin energjetik për tju përgjigjur këtij konteksti të ri.

 

Drejtoria e Tensionit të Lartë njoftoi se në këtë rajoni është parashikuar ndërtimi i nënstacioni të ri Velipojë 110/35/20kV me një fond limit prej 3.8 milionë euro.

 

“Projekti ka të bëjë me ndërtimin e N.Stacionit të ri 110/35/20kV me 2 x 20/25MVA ONAN/ONAF fuqi të instaluar, një trakt linje 110kV, 2 trakte transformatori 110kV, impiant te ri TM 35/20kV,

 

panelet përkatëse të mbrojtjes, kontroll komandimit, matjes, ndërtesë të re me gjithë shërbimet e nevojshme dhe të domosdoshme për funksionim e tij të plotë, sallë kontrolli, baterie, telekomunikacioni, etj. të sigurt dhe me kushte e parametra standarde.

 

Zona ku është menduar të ndërtohet N.Stacioni i ri është në një shesh të ri, dhe do të ketë një planimetri me sipërfaqe rreth 3600 m2” thuhet në dokument.

 

I njëjti argumenton se ky investim është i nevojshëm në një zonë me rëndësi për turizmin sikurse është pika më veriore e bregdetit.

 

Deri më tani sipas dokumenteve zona e Velipojës furnizohet nga N/Stacioni 35/6 kV Velipojë, i cili furnizon me energji të gjithë zonën turistike të plazhit Velipoje, është ndërtuar rreth viteve 1992, me një sipërfaqe rreth 170 m², fillimisht me një TR fuqie 1 MVA.

 

“Si destinacion kryesor N.Stacioni kishte furnizimin me energji te stacionit te pompimit, per largimin e ujërave te zonës dhe furnizimin e Sektorit Ferme, Velipoje.

 

Me zhvillimin e zonës turistike të Plazhit Velipoje, kërkesa për energji është rritur vazhdimisht duke arritur vlerat maksimale në periudhën e pikut të pushimeve verore duke rrezikur ndërprerjen e energjisë për këtë zonë turistike, në zhvillim te vazhdueshëm” thuhet në dokument.

 

Gjatë viteve të fundit ka pasur një angazhim për ndërtimin e nënstacioneve në zonat bregdetare një pjesë e mbështetur me kredi nga banka gjermane. Kryesisht investimet janë përqendruar në zonën e Jugut ndërkohë që Velipoja është ndër projektet më të fundit që priten në zbatohen në zonat turistike.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/energjia-3-8-milione-euro-investim-ne-zonen-turistike-te-velipojes/


Më të lexuarat