Secondary Adv

Miratohet vendimi per indeksimin e pensioneve, ja sa do i kushtoje buxhetit

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bëhet me dije se qeveria ka miratuar VKM për indeksimin e pensioneve.

 

Në vendimin e bërë publik njoftohet se efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022.

 

Njoftimi:

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.605, DATË 14.9.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR INDEKSIMIN E PENSIONEVE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

Paragrafi parë, i pikës 11, të vendimit nr.605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“11. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022, të cilat ndahen: …”.

 

Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat