Secondary Adv

OKB: Sulmet ruse ne Ukraine kane shkelur ligjin nderkombetar

Një zëdhënës i OKB ka thënë se Rusia mund të ketë shkelur parimet për sjelljen e armiqësive sipas ligjit ndërkombëtar humanitar me sulmet e saj vdekjeprurëse në Ukrainë.

 

"Ne jemi shumë të shqetësuar se disa nga sulmet duket se kanë shënjestruar infrastrukturën kritike civile ... duke treguar se këto sulme mund të kenë shkelur parimet mbi sjelljen e armiqësive sipas ligjit ndërkombëtar humanitar," tha Ravina Shamdasani në një konferencë shtypi.

 

“Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të përmbahet nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të marrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar viktimat civile dhe dëmtimin e infrastrukturës civile”, shtoi ajo./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat