Secondary Adv

Aluizni: Ne 2015 zgjidhen problemin e legalizimit te prones 40 mije familje

Kreu i aluizni, Artan Lame në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se viti 2015 mund të konsiderohet si maja e procesit të legalizimit ku 40 mijë familje shqiptare zgjidhën problemin e legalizimit të pronës.


Lame ka theksuar se tashmë ka marre fund faza kaotike e këtij procesi dhe legalizimi ka hyrë në fazën e qetë të operimit të tij. Duke e cilësuar procesin e legalizimit si reformën e parë për formalizmin e ekonomisë Lame, ka nënvizuar se risi e këtij procesi do të jetë tashmë përdorimi i një sistemi të unifikuar hartografie.“Aplikimi për certifikatë pronësie do të ndiqet nga aluizni. Risi e këtij procesi në vijim do të jetë përdorimi i një sistemi të unifikuar hartografie”, tha Lame.


Më të lexuarat