Secondary Adv

Paralajmerimi i Gazprom: Nuk ka garanci se Europa do i mbijetoje dimrit

Kreu i Gazprom, ka paralajmëruar Europën për pasojat e heqjes dorë nga gazi rus, duke thënë se nuk ka “asnjë garanci” se kjo e fundit do t’i mbijetojë dimrit.

 

Alexei Miller tha se rezervat e gazit në Gjermani do të jenë të mjaftueshme  për dy deri në dy muaj e gjysmë. Miller tha gjithashtu se riparimet në tubacionet e dëmtuara Nord Stream do të zgjasin të paktën një vit.

 

Gjermania dhe BE-ja “duhet të përgjigjen” nëse janë të interesuar në rihapjen e tubacionit, tha ai./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat