Secondary Adv

Ulet nafta, Bordi cakton edhe cmimin e naftes per peshkimin

Janë publikuar çmimet e reja të naftës, gazit dhe të benzinës.

 

Duke filluar nga dita e sotme çmimi i naftës do të shitet me 5 lekë më pak, pra jo më pak se 240 lekë. Ulje me 1 lek ka pësuar çmimi i benzinës, i cili duke filluar nga sot do të shitet me 203 lekë për litër. Ndërsa gazi për automjetet do të shitet me pakicë 78 lekë/ litri.

 

‘Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 12 Tetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.’- njofton Bordi i Transparencës. Për herë të parë është caktuar edhe çmimi i shitjes së naftës për peshkimin, ku me pakicë do të shitet me 158 lekë litri.

 

‘Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Për taksat Kombetare”, në nenin Neni 9 dhe 10 , përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza këtë sektor.

 

Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton: Shumica = 146 lekë/litri! Pakica 158  lekë/litri.’- njofton Bordi i Transparencës.

 

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

 

Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.

 

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat