Secondary Adv

Fatura e paketes fiskale 2023, ligjet ku fiton dhe humbet buxheti i shtetit

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim ndryshimet fiskale në 4 ligje kryesore, të cilat anojnë në ashpërsim masash për bizneset se sa në lehtësimin në kohë krize.

 

Por sa është fatura e buxhetit nga këto ndryshime fiskale për vitin e ardhshëm? Nga një analizë e bërë në të 4 projektligjet të cilat parashikohen të ndryshohen, fatura e përllogaritur nga Financat është me njw shtesw prej 942 milionë lekë në buxhet apo 8 milionë euro.

 

Por në fakt fatura reale është edhe më e lartë. Kjo për arsyen e vetme, se Ministria ka llogaritur vetëm efektet në buxhet nga ndyrshimet në ligjin për akcizat, ku heqja e akzicës për akumulatorët për panelet diellore dhe makinerit eklektrike llogaritet në – 50 milionë lekë,

 

ndërsa rritja e e akzizës së cigareve dhe birrës llogaritet të shtojë të ardhurat me 1 miliardë lekë. Në total nga ndyshimet në këtë ligj buxheti do të përfitojë 960 milionë lekë në 2023. Ndërsa nga ndyshimet në ligjin për taksat kombëtare llogariten – 18 milionë lekë në vit.

 

Sa i takon ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, ku parashikohen rritje të gjobave për shkelje të ndryshme në fushën e tatimeve, Ministria nuk ka llogaritur efekte në buxhet, ndërkohë që është një ndër ligjet që pritet të furnizojë më së shumti arkën e shtetit pasi ka penalitete te shtuara dhe te rritura.

 

Sa i takon ndrshimeve në ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku parashikohen disa përjashtime, Ministria e Financave shprehet se aktualisht efekti në buxhet nuk është i matshëm, edhe pse do të ketë efekte negative.

 

Megjithatë kjo mungesë të ardhurash nga ndryshimet në ligjin e TVSH, pritet të kompensohet me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, ku nga Janari do të futen në skemën e pagesës së tatimfitimit me 15-23% profesionet e lira, të cilat deri më tani kanë qenë të përjashtuar nga taksat./Burimi: SCAN


Më të lexuarat