Nis protesta para Universitetit te Arteve, pedagoget kerkojne rritje pagash
Pedagogët kanë kërkuar edhe sot rritje të pagave, gjithashtu kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen do të bojkotojnë mësimin.
Në protestat e zhvilluara më herët, ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të bojkotojnë mësimin më datë 17. Ndërsa kanë bërë me dije se protestat do të vazhdojnë.
Ata pohojnë se Shqipëria ka pagat më të ulëta të pedagogëve në Evropë. Pedagogët theksojnë se qeveria ka akorduar minimumin për buxhetin në arsim.
Kërkesat e pedagogëve:
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)./Burimi: BalkanWeb