Secondary Adv

SHBA pakete te re ndihme per Ukrainen, 17.5 mld USD qe nga fillimi i luftes

Shtetet e Bashkuara do dërgojnë municione dhe automjete ushtarake në Ukrainë si pjesë e paketës së re prej 725 mln dollarë, duke çuar në 17.5 mld dollarë vlerën totale.

 

Paketa e fundit përfshin raketa me shpejtësi të lartë kundër rrezatimit (HARMs) dhe artileri të drejtuar me saktësi, si dhe furnizime mjekësore, tha në një deklaratë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

 

Pritet që paketa do të forcojë aftësinë e Ukrainës për të mposhtur Rusinë në kundërofensivë që ka sjellë përfitime të mëdha territoriale gjatë javëve të fundit. 

 

Ukraina pret që SHBA dhe Gjermania të dorëzojnë sisteme të sofistikuara kundërajrore këtë muaj për ta ndihmuar atë të rrëzojnë raketat ruse dhe dronët kamikaze, tha të premten Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat