Secondary Adv

Ukraina rimerr veten, eksportet e grurit thuajse ne nivelet e paraluftes

Eksportet e grurit ukrainas pothuajse janë kthyer në nivelet e paraluftës, raporton Reuters.

 

Në 17 ditët e para të tetorit eksportet ishin vetëm 2.4% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, pavarësisht mbylljes së disa porteve detare dhe pushtimit rus, treguan të hënën të dhënat e ministrisë së bujqësisë.

 

Eksportet e drithërave të vendit kanë rënë që nga shkurti, pasi lufta mbylli portet e Detit të Zi të Ukrainës, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

 

Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat