Secondary Adv

Ndertohet ura ne Petrele, zgjidhet problemi i 1500 banoreve te zones

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes kanë ndërhyrë për ndërtimin e urës së prishur pas përmbytjeve të ditëve të fundit në Petrelë, duke mundësuar që 1500 banorë të bllokuar në fshatin Qeha të qarkullojnë normalisht.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja Mimi Kodheli, inspektuan punën e bërë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.Shirat e këtij fillimviti kanë sjellë dëmet të konsiderueshme në në të gjithë kryeqytetin por edhe më gjerë. Aktualisht, Bashkia e Tiranës është në gadishmëri për çdo situatë të re që mund të vijë si pasojë e motit të keq.


Më të lexuarat