Secondary Adv

Ulet nafta ne bursa, shkak renia e kerkeses dhe rritja e furnizimit ne SHBA

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë.

 

Investitorët besojnë se, rritja e furnizimit të tregut në SHBA dhe ngadalësimi i ekonomisë po ushtrojnë presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 90 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me rreth 1.6 dollarë.

 

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 83 dollarë, pas rënies me 2.6 dollarë në sesionin e kaluar. Kina, që është importuesja më e madhe e naftës në botë, vonoi publikimin e të dhënave ekonomike, duke bërë që investitorët të besojnë se ekonomia është në depresion.

 

Çmimet e naftës po gjenden nën presion edhe nga raportimet se qeveria amerikane do të vijojë të hedhë në treg rezervat strategjike për të ulur çmimet.

 

Administrata e presidentit Biden planifikon të shesë naftë nga rezervat e saj, në përpjekje për të plotësuar mungesën në treg, të shkaktuar nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë.

 

Ndërkohë, vijon edhe përplasja në distancë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Rihadit zyrtar. Uashingtoni e akuzon Arabinë Saudite se ka ushtruar presion ndaj disa vendeve anëtare të OPEC për të mbvështetur uljen e prodhimit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat