
BSH: Ne 2015 u lehtesuan standartet e kredise per bizneset dhe individet
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues të tremujorit katërt të vitit 2015 treguan për një lehtësim të standardeve të kreditimit të bizneseve dhe për një vijim të prirjes lehtësuese të standardeve të kredisë dhënë individëve, sipas Bankës së Shqipërisë.
Zhvillimet pozitive në kredinë dhënë bizneseve u shënuan kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndërkohë, për konsumatorët bankat vijuan të lehtësojnë standardet si kredinë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.Faktorët kryesorë që ndikuan në lehtësimin e standardeve të bankave si për kredinë dhënë bizneseve, ashtu edhe për kredinë dhënë individëve, rezultuan: konkurrenca në sistemin bankar, vendimet e Bankës së Shqipërisë, niveli i likuiditetit të bankave dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.Bankat zbatuan një politikë lehtësuese kreditimi kryesisht nëpërmjet termave dhe kushteve që lidhen me çmimin e kredisë, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Më konkretisht, bankat raportuan për ngushtim të marzhit mesatar dhe për ulje të komisioneve në tremujorin e katërt.
Kërkesa e bizneseve dhe e individëve për kredi u rrit gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, sipas raportimeve të ekspertëve të bankave.
Përsa i takon kërkesës së bizneseve, ajo u nxit kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndërkohë, kërkesa e individëve shfaqi rritje më të lartë për kredinë për blerje banese dhe dinamikë më të ngadaltë zgjerimi për kredinë konsumatore.Faktorët kryesorë që ndikuan në lehtësimin e standardeve të bankave si për kredinë dhënë bizneseve, ashtu edhe për kredinë dhënë individëve, rezultuan: konkurrenca në sistemin bankar, vendimet e Bankës së Shqipërisë, niveli i likuiditetit të bankave dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme. Bankat zbatuan një politikë lehtësuese kreditimi kryesisht nëpërmjet termave dhe kushteve që lidhen me çmimin e kredisë, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Më konkretisht, bankat raportuan për ngushtim të marzhit mesatar dhe për ulje të komisioneve në tremujorin e katërt.
Kërkesa e bizneseve dhe e individëve për kredi u rrit gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, sipas raportimeve të ekspertëve të bankave. Përsa i takon kërkesës së bizneseve, ajo u nxit kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndërkohë, kërkesa e individëve shfaqi rritje më të lartë për kredinë për blerje banese dhe dinamikë më të ngadaltë zgjerimi për kredinë konsumatore.
Bankat presin që lehtësimi i standardeve të kredisë për bizneset dhe për konsumatorët do të vijojë edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2016. Për bizneset, prirja lehtësuese pritet më shumë për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe disi më pak për kredinë dhënë ndërmarrjeve të mëdha. Në mënyrë të ngjashme, bankat presin gjallërim më të madh të kërkesës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme gjatë tremujorit të parë të vitit. Për individët, bankat shprehen se standardet e kredisë do të vijojnë të lehtësohen, si për financimin e blerjes së banesës, ashtu edhe për kredinë konsumatore. Kërkesa e individëve për kredi pritet të shënojë një rritje më të ngadaltë.
Kredia për bizneset
Standardet e kredisë. Standardet e kredisë dhënë bizneseve u lehtësuan në tremujorin e katërt, pasi kishin mbetur të pandryshuara një tremujor më parë. Lehtësimi i standardeve rezultoi vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa standardet për ndërmarrjet e mëdha janë mbajtur të pandryshuara. Prirja lehtësuese pritet të vijojë në tremujorin e parë të vitit 2016, kryesisht për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe disi më pak për kredinë dhënë ndërmarrjeve të mëdha. Përqindja neto e bankave që presin lehtësim për to rezultoi përkatësisht +22.4% dhe +4.6%. Sipas qëllimit për të cilin përdoret kredia nga bizneset, bankat kanë lehtësuar vetëm kredinë dhënë për investime. Ndërkohë, standardet e kredisë dhënë bizneseve për kapital qarkullues mbetën pothuajse të pandryshuara nga tremujori i kaluar (balanca neto -2.2%).
Faktorët me ndikimin kryesor në lehtësimin e standardeve në tremujorin e katërt janë konkurrenca në sistemin bankar dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, faktorët që lidhen me problemet specifike të sektorit ku operon biznesi, situata makroekonomike dhe gjendja e kredive me probleme, vijojnë të ndikojnë në kahun shtrëngues, standardet e bankave. Kontributi negativ i dy faktorëve të fundit (situata makroekonomike dhe kreditë me probleme) është ulur në krahasim me tremujorin e kaluar. Ndërkohë, kontributi negativ i dhënë nga faktori që ka të bëjë me problemet specifike të sektorit është rritur .
Bankat zbatuan një politikë lehtësuese në tremujorin e katërt të vitit 2015, nëpërmjet ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë dhe uljes së komisioneve me të cilën është akorduar kredia. Termat dhe kushtet e tjera me të cilat bankat kanë dhënë kredi këtë tremujor, kanë mbetur pothuajse të pandryshuara nga tremujori i mëparshëm.
Kërkesa për kredi. Kërkesa për kredi është rritur në tremujorin e katërt të vitit 2015, e ardhur kryesisht nga ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe më pak nga ndërmarrjet e mëdha. Përqindja neto e bankave që kanë perceptuar rritje të kërkesës së bizneseve për kredi në tremujorin e katërt është 25.8%, vlera më e lartë kjo që nga viti 2008. Bankat presin rritje të kërkesës dhe në tremujorin e parë të vitit 2016, të gjeneruar kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndërkohë, bankat nuk presin ndryshime të kërkesës nga ndërmarrjet e mëdha. Kërkesa e rritur e bizneseve në tremujorin e katërt, sipas perceptimit të ekspertëve bankarë, ka qenë për të dyja llojet e maturiteteve të kredisë, afatshkurtër dhe afatgjatë .
Faktorët që kanë ndikuar kërkesën. Bankat raportojnë se kërkesa e bizneseve për kredi është nxitur si nga nevoja për financimin e kapitalit qarkullues, ashtu edhe për financimin e investimeve. Gjithashtu, rezultatet e agreguara tregojnë se edhe kushtet e kreditimit të aplikuara nga bankat kanë qenë faktor me ndikim pozitiv në rritjen e kërkesës së bizneseve për kredi. Në të njëjtën kah, por në një masë më të vogël, kanë ndikuar kërkesën e bizneseve situata makroekonomike në vend dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë.
Kredia për individë
Standardet e kredisë. Bankat vijuan të lehtësojnë standardet e kredive të akorduara individëve në tremujorin e katërt të vitit 2015. Përqindja neto e bankave që raportuan lehtësim të standardeve vlerësohet e rritur, nga 8.8% në tremujorin e mëparshëm në 13.3% në tremujorin në analizë. Sipas bankave, standardet rezultuan të lehtësuara si për kreditë për blerje banese (balanca vlerësohet në 13.3% nga 7.9% një tremujor më parë), ashtu edhe për kreditë konsumatore (balanca vlerësohet në 16.4% nga 14.0% një tremujor më parë). Bankat u shprehën se standardet e kredisë së akorduar individëve si për financimin e blerjes së banesës, ashtu edhe për financimin e konsumit, do të vazhdojnë të mbeten në kahun lehtësues në tremujorin e parë të vitit 2016.
Faktorët që kanë ndikuar kërkesën. Lehtësimi i mëtejshëm i standardeve të kredisë së dhënë individëve pasqyroi kryesisht presionet e vazhdueshme të konkurrencës në sektorin bankar. Vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme kontribuan gjithashtu në lehtësimin e standardeve, por në një masë më të vogël krahasuar me një tremujor më parë. Ndërkohë, balanca e vlerësuar për gjendjen e likuiditetit të bankës sugjeron për rritje të lehtë të kontributit të këtij faktori në lehtësimin e standardeve. Sipas përgjigjeve të agreguara të bankave, mjaftueshmëria e kapitalit pati ndikim neutral për lehtësimin e standardeve, ndërsa gjendja financiare e individëve dhe gjendja e kredive me probleme vazhdojnë të veprojnë në kahun shtrëngues të standardeve të kredidhënies për individët.
Pritjet për aktivitetin kreditues sipas monedhës. Për tremujorin e parë të vitit 2016, bankat presin rritje të kreditimit si në monedhën vendase, ashtu edhe në valutë. Balancat përkatëse, 32.4% për kredinë në lekë dhe 17.5% për kredinë në valutë, sugjerojnë për tendenca rritëse relativisht më dinamike të kredisë së akorduar në monedhën vendase. Ndërkohë, pritjet e bankave për normat e interesit të kredive, si në lekë dhe në valutë, janë të zhvendosura ndjeshëm në kahun rënës për tremujorin e parë të vitit 2016.
Më të lexuarat








