Rritet paga minimale ne Kroaci, synohet edhe rritja e asaj mesatare
Në fillim të seancës së qeverisë kroate, kryeministri Andrej Plenkoviq, shpalli vendimin për rritjen e pagës minimale nga 457 euro në 559,7 euro.
“Shuma bruto do të jetë 700 euro nga 1 janari i vitit 2023. Deri në fund të mandatit, ne duam që paga mesatare të jetë 8200 HRK (1088 euro)”, tha Plenkoviq.
Ndërkohë, zhvlerësimi i pagës reale nga viti në vit është pasojë e inflacionit rekord. Çmimet e konsumit në gusht ishin 12.3 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në shtator inflacioni u përshpejtua në 12.8 për qind, raporton index.
Paga mesatare neto për muajin gusht të këtij viti ishte 6,594 HRK (875 euro), që do të thotë se gjysma e të punësuarve kishin më pak e gjysmë më shumë se ajo shumë.
Për periudhën janar-gusht të këtij viti, paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në persona juridikë ishte 1006 euro, që është nominalisht më e lartë për 7% dhe 2,3% më e ulët në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Paga më e lartë mesatare mujore neto e paguar te personat juridikë për muajin gusht është paguar në transportin ajror në vlerë prej 13,091 kuna (1737 euro), ndërsa më e ulëta në prodhimin e veshjeve, 4,928 kuna (654 euro).
Paga mesatare mujore e paguar për orë neto për muajin gusht ishte 41.26 HRK (5.48 euro), që është 6.6 për qind më e ulët në krahasim me korrikun dhe 3.3 për qind më e lartë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Në gusht janë punuar mesatarisht 183 orë me pagesë, që është 9.6 për qind më shumë se në korrik. Numri më i lartë i orëve të paguara ishte në transportin ujor (193), dhe më i ulëti në kujdesin social pa akomodim (169)./Burimi: Telegrafi