Secondary Adv

Pedagoget nisin protesten kombetare, Sindikata: Plotesoni kerkesat

Ashtu siç u paralajmërua, pedagogët e universiteteve publike në vend kanë nisur protestën e tyre të parë kombëtare.

 

Ky tubim u thirr dje nga Sindikata e pedagogëve. Kjo e fundit bëri thirrje që protestës përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik t’i bashkohen pedagogë dhe studentë nga i gjithë vendi,

 

ku do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, që i janë paraqitur përmes një kërkese më 30 gusht, kryeministrit dhe ministres së Arsimit. Nje prej protestuesve tha se durimit i ka ardhur fundi.

 

DEKLARATA

Te dashur kolege te IAL-ve publike

 

Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.

 

Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.

 

Nëser, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.

 

Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre. Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike. Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes.

 

Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale. Misioni yne akademik vazhdon!/Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat