Secondary Adv

Vetem 2 muaj ne detyre, jep doreheqjen Kryeministrja britanike

Kryeministrja Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

 

Truss, kryeministrja e tretë femër e Britanisë, nuk ishte në gjendje të shpëtonte postin e saj edhe pse hoqi dorë nga plani i saj ekonomik dhe zëvendësoi dy poste kyçe në kabinet gjatë javës së kaluar. Ajo tha se do të mbetej si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës.

 

“Unë nuk mund ta dorëzoj mandatin për të cilin jam zgjedhur nga Partia Konservatore. Unë fola me Mbretin dhe e njoftova se po jepja dorëheqjen”, tha ajo përpara rezidencës së saj në Downing Street.

 

Dorëheqja e saj pas gjashtë javësh të trazuara në detyrë, duke e bërë atë një nga kryeministret me mandatin më të shkurtër në historinë britanike.

 

Një ditë pasi ajo i tha Parlamentit se ishte një "luftëtare, jo një dorëheqëse", Truss u takua me kryetarin e fuqishëm të komitetit të vitit 1922, Graham Brady, i cili e di saktësisht se sa ligjvënës konservatorë kanë lëshuar letra mosbesimi në udhëheqjen e saj./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat