Pedagoget vijojne bojkotin, te henen proteste para Universitetit
Vijon edhe ditën e sotme protesta e pedagogëve, duke shënuar kështu ditën e pestë.
Mëngjesin e sotëm pedagogët janë mbledhur tek Korpusi i Politeknikut, duke vijuar me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë si dhe duke njoftuar edhe përshkallëzimin e saj.
Ata kanë njoftuar se ditën e hënë në orën 11:00 do të mbahet protestë kombëtare, ndërsa tha se nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën. “Të hënë në orën 11:00 protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë.
Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete. Kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit.
Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët ashtu dhe tek studentët.
Nëse nuk do të ketë rritje të pagave, do vijojmë me protestën”, u shpreh kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi./Burimi: Balkanweb