Secondary Adv

Projektbuxheti 2023, Rritet financimi per 61 bashkite ne vend

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për 61 bashkitë në vend gjatë vitit 2023 ka pësuar rritje me rreth 4.2 miliardë lekë.

 

Transferta e pakushtëzuar për bashkitë përbëhet nga transferta e përgjithshme e cila është në nivelin 1 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, konkretisht 21.7 miliardë lekë;

 

Dhe transferta sektoriale prej 9.9 miliardë lekësh që që shërben për funksionet e decentralizuara rishtazi.

 

Por si ndahen paratë mes bashkive?

 

Për ndarjen e fondeve apikohet një formulë e cila identifikon nevojat për shpenzime të bashkive duke u bazuar tek popullsia relative,

 

Dendësia e popullsisë (që reflekton diferencat në koston e ushtrimit të funksioneve ndërmjet bashkive) dhe tek numri faktik i fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki.

 

Po ashtu formula mat edhe kapacitetin fiskal, të cilat mblidhen dhe u transferohen plotësisht ose pjesërisht bashkive nga administrata tatimore qendrore.

 

Ekualizimi fiskal bazohet në të ardhurat faktike nga tatimi mbi të ardhurat personale, nga taksa vjetore e automjeteve të përdorura dhe taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë  për pasuritë e paluajtshme.

 

Por cilat nga bashkitë do të përfitojnë më shumë fonde? Referuar tabelave të detajuara të buxhetit 2023, bashkitë e mëdha janë edhe ato që marrin më shumë para.

 

Konkretisht lista fillon me Bashkinë Tiranë e cila përfiton rreth 4.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Bashkia Durrës me 1.7 miliardë lekë,

 

Bashkia Elbasan me 1.3  miliardë lekë, Bashkia Shkodër 1.2 miliardë lekë dhe Bashkia Fier e Vlorë marrin rreth 1.1 miliardë lekë. Ndërsa bashkitë që marrin më pak fonde janë Libohove, Pustec, Konispol, etj./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat