Kryeministrja e pare grua e Italise, Meloni merr zyrtarisht postin
Giorgia Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë.
Meloni u betua ditën e sotme para presidentit bashkë me 24 ministrat. bPas betimit, Meloni do të kërkojë votëbesimin në parlament.
26 ministra, 10 të zgjedhur nga Partia Fratelli D’Italia, 5 nga Forza Italia, 5 nga Partia “Lidhja” e 6 ministra teknikë është përbërja e ekzekutivit të drejtuar nga Giorgia Meloni, së bashku me dy zëvendëskryeministra, Matteo Salvini, njëherësh dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Antonio Tajani, koordinator i Forza Italia dhe Ministër i Jashtëm.
Qeveria Meloni ka në përbërjen e saj 7 gra ministre, Giorgia Meloni, Kryeministre, Marina Elvira Calderone, Ministre e Punës dhe Politikave Sociale, Annamaria Bernini Ministre për Arsimin, Daniela Santanche Ministre Turizmi, Alessandra Locatelli Ministre e Personave me aftësi të kufizuar e Eugenia Maria Roccella Ministre e Familjes, lindshmërisë e mundësive të barabarta.
Ditën e djeshme, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i dha detyrën e formimit të qeverisë Giorgia Melonit, e cila pranoi pa rezerva duke paraqitur listën e ministrave.
Meloni dhe aleatët e saj përballen me një listë të gjatë sfidash, përfshi rritjen e çmimeve të energjisë, luftën në Ukrainë dhe një recesion të mundshëm ekonomik./Burimi: abcnews.al