Rritet numri i punonjesve te administrates per vitin e ardhshem elektoral
Administrata shtetërore do të ketë 548 punonjës më tepër gjatë vitit të ardhshëm.
Buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzojë më shumë para për të punësuarit e rinj në administratë. Viti 2023 është një vit elektoral dhe mesa duket qeveria ka vendosur të rrisë numrin e punonjësve buxhetorë.
Shtesë në strukturën e punonjësve përfitojnë disa ministri. Numri më i lartë i të punësuarve të rinj pritet të emërohen në ministrinë e Infrastrukturës e cila do të ketë 155 persona më shumë.
Po ashtu edhe ministria e brendshme do të ketë një numër të konsiderueshëm të punonjësve të rinj nëse e krahasojmë me vitin aktual saktësisht stafit të ministrisë do i shtohen 139 persona.
Vlen të theksohet se institucionet që do të kenë numrin më të ulët të punonjësve do të jetë ministria e arsimit ,struktura e të cilës parashikohet të zgjerohet me vetëm 15 punonjës të rinj.
Kjo shtesë e administratës shtetërore vjen në një vit elektoral. Por përtej faktit që është një vit elektoral shqetësues është fakti se kjo fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve do të rrisë edhe më shumë shpenzimet në buxhet në një kohë që kriza ka përfshirë ekonominë shqiptare.
Nëse bëjmë një vlerësim në 5 vitet e fundit qeveria e majtë ka shtuar të punësuarit në administratë me rreth 2 mijë e 642 persona.