Secondary Adv

Xi Jinping fiton mandatin e trete, lideri i dyte me jetegjate ne Kine

Xi Jinping ka siguruar mandatin e tretë si udhëheqës i Kinës.

 

Xi u largua nga drejtimi i Komitetit të tij të ri të Përhershëm të Byrosë Politike, që do të thotë se ai është rizgjedhur si sekretar i partisë për një mandat të tretë radhazi. Xi Jinping, 69 vjeç, është padyshim lideri më i fuqishëm i partisë që nga lideri i parë i epokës komuniste Mao Ce Duni, i cili vdiq në vitin 1976.

 

Jinping ka prezantuar ekipin e tij të ri kryesor, i cili përfshin ish-shefin e partisë së Shangait, Li Qiang si kryeministër të ri, duke zëvendësuar Li Keqiang.

 

Ndërsa, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang dhe Li Xi janë personat e tjerë të ekipit të tij. Pas shpalljes së mandatit të tij të tretë, Xi iu drejtua mediave duke thënë se Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, por edhe bota ka nevojë për Kinën.

 

"Pas më shumë se 40 vitesh përpjekjesh të pandërprera drejt reformës dhe hapjes, ne kemi krijuar dy mrekulli, zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë”, tha XI.

 

"Tani ne po ndërmarrim hapa të sigurt në një rrugëtim të ri për ta kthyer Kinën në një vend socialist modern në të gjitha aspektet.

 

Për të përparuar drejt qëllimit të dytë të njëqindvjetorit dhe për të përqafuar përtëritjen e madhe të kombit kinez në të gjitha frontet, për një rrugë kineze drejt modernizimit.”, tha ai.

 

Ai tha se vendi do të vazhdojë të ndërtojë një shoqëri moderne socialiste, "një ndërmarrje e madhe por... madhështia është ajo që e bën atë të madh dhe pafundësisht të lavdishëm".

 

Në Kongresin e zhvilluar një ditë më parë, video teksa ish-kryeministri Hu Jintao nxirrej jashtë me forcë ka bërë xhiron e botës. Mediat shtetërore thanë se e nxorën jashtë pasi ai nuk ishte mirë.

 

Më 2018, Xi zhbëri kufizimin që një person të mbajë vetëm dy mandate në postin e presidentit, duke i mundësuar vetes një mandat të tretë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat