Secondary Adv

Gjiknuri: Mbeshtetja e zhvillimit te industrise minerare, me rendesi per ekonomine kombetare

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bizneseve që veprojnë në industrinë minerare në vend. Ai iu garantoi biznesmenëve disa iniciativa për t’u ardhur në ndihmë sepse  industria minerare është një zë me rëndësi në prodhimin shqiptar.  Ministri tha se në shkurt do të dilet me masa konkrete për të përmirësuar situatën.


“Sot industria minerare po punon me kapacitete të plota ndonëse ka ardhur momenti për një impuls për ta bërë këtë industri me cilësi më të mirë. Në një situatë të vështirë është bakri, për shkak të rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare, që ka ndikuar në të gjitha proceset dhe kostot për industrinë minerare.


Kina ka pasur një rënie ekonomike këto dy vitet e fundit dhe kjo ka bërë që të ketë një kërkese shumë të ulët për kromin. Pasojat po ndihen edhe në tregun shqiptar. Ju jeni shumë të informuar dhe jeni realisht në një farë mënyre të afektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga rënia e çmimeve ndërkombëtare, gjë që ka vënë në diskutim edhe mbarëvajtjen e industrisë minerare. Qëllimi i ministrisë është që të hapë një diskutim me ju pasi ne duam të ndërmarrim disa iniciativa që t’iu vijmë në ndihmë dhe këtij jam në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave”, tha Gjiknuri.


Më të lexuarat