Secondary Adv

Reciprociteti me Serbine, Kurti i vendosur: Nuk ka shtyrje te afatit

Kryeministri i Kosovës ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor, ajo që ishte përcaktuar që në fillim.

 

Ai tha se ky vendim nuk do të shtyhet. “Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor.

 

Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

 

Kurti e ka bërë të ditur lajmin para mediave këtë të martë pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

 

Ai po ashtu i ka ftuar gjithë qytetarët të përkatësisë serbe që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i konvertuar targat ilegale në RKS. Bashkimi Evropian më herët  i kishte bërë thirrje Kosovës që të shtynte afatin e vendosur më 31 tetor për reciprocitetin e targave.

 

Kosova më 1 shtator hapi afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Qytetarët do të kenë kohë deri në fund të tetorit që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës.

 

Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS.

 

Qytetarët serbë të Kosovës që përdorin këto targa, duhet t’i konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, makinat e tyre nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë, pas datës 31 tetor./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat