Fondet publike, Ministria e Financave rrit monitorimin dhe transparencen
Të gjitha projektet do të financohen dhe do tu disbursohen fondet sipas parashikimeve dhe planifikimeve.
Ministria e Financave është duke zbatuar të gjithë aktet ligjore dhe nënligjore për të parandaluar krijimin e detyrimeve të reja, duke respektuar marrëveshjen me institucionet ndërkombëtare, por edhe me subjektet që përdorin paratë publike. Por sidomos duke rekomanduar likuidimin e tyre sipas parashikimeve buxhetore.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave, krahas shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të krijuara ndaj subjekteve/individëve në periudhën përpara 31 Dhjetorit të 2013, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe monitorimit, me qëllim parandalimin e krijimit të detyrimeve të reja.Ky ka qenë edhe një detyrim, i cili ndiqet nga FMN. Fillimisht në vitin 2014 sondazhi mbi evidentimin e krijimit të detyrimeve të prapambetura ka përfshirë vetëm 5 ministri kryesore dhe kishte një periodicitet 3-mujor, ndërsa në vitin 2015, në dakortësi me FMN-në, sondazhi u shtri në të gjitha ministritë e linjës si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe përfshinte një periudhë 4- mujore.
Duke iu referuar raportit të fundit që i përket periudhës Janar – Gusht 2015.Ministria e Financave nuk mjaftohet vetëm me evidentimin e detyrimeve të reja të lindura, por organizon takime me institucionet, të cilat raportojnë krijimin e detyrimeve të reja, duke rekomanduar mënyra për likuidimin e tyre, si nëpërmjet rialokimeve të fondeve, apo prioritizimit të shpenzimeve për shlyerjen e detyrimeve deri në fund të vitit korrent.
Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha ministritë e linjës që përdorin para publike, bën të ditur, se është e angazhuar për të respektuar detyrimet ligjore sa i përket ekzekutimit të detyrimeve monetare. Në kuadër të strategjisë, deri më datë 31 Dhjetor 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 18.38 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: