Secondary Adv

Manastirliu: Marreveshje me Pfizer per vaksinat e adaptuara per variantet e reja

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se vendi ynë ka siguruar 700 000 doza vaksinash Pfizer, që janë të adaptuara për variantet e reja të Covid-19.

 

Kemi marrëveshje me Pfizer për të siguruar që dozat që i kemi parablerë që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim që një pjesë do jenë vaksina përforcuese sipas varianteve të reja.

 

Periudha e dimrit veç parashikimit për rritjen e rasteve që mund të infektohet për të cilat duhet vaksinimi e doza përforcuese, kemi edhe kombinim të vaksinave, gripit dhe booster që pritet të vijë në nëntor.

 

Dua t’iu informoj se transhi i parë i vaksinave të gripit ka mbërritur dhe që nesër, moshat mbi 65 vjeç, shtatzënat dhe të sëmurët kronikë do nisin vaksinimin./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat