Secondary Adv

Ikja e bluzave te bardha ne Kosove, 180 mjeke dhe infermiere te larguar ne 3 muaj

Më shumë se 180 mjekë janë larguar nga Kosova për në vendet perëndimore.

 

Si pasojë e kësaj, brenda pesë vjetësh do të vërehet një mungesë e madhe e këtyre profesionistëve, raporton Ekonomia Online. Përpos largimit të mjekëve, drejt perëndimit janë duke u larguar edhe infermierët, kjo vjen dhe si një lehtësi” e kompanive gjermane të cilat janë duke rekrutuar sa me shumë profesionistë.

 

Rekrutuesja e infermierëve, Albulenë Shala, u shpreh për Ekonomia Online se interesimi për të ikur jashtë vendit, është shtuar më shumë në tre mujorin e fundit. Kjo sipas zonjës Shala, po bëhet për shkak të kushteve të mira të punës dhe jetesës.

 

“Interesimi për të rinjtë është rritur shumë, ne këtë punë e bëjmë që tri vite por tre mujori i fundit e ka rritur interesimin shumë.

 

Nuk janë ata vetëm për të mësuar gjuhën, por veçse e kanë mësuar vetë gjuhën pra tregon se rrugën e kanë arrë shumë moti për të shkuar në Gjermani. Se ku shkojnë, janë vende të ndryshme, pra në konceptet tona, ata kanë të drejtë me zgjedh”, u shpreh ajo./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat