Secondary Adv

Gjermania kufizon cmimet e gazit per kompanite dhe familjet

Qeveria gjermane ka rënë dakord të vendosë një tavan të çmimit të gazit për rreth 25 mijë kompani të mëdha industriale nga 1 janari 2023, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

 

Ministria deklaroi se qeveria do të bëjë disa rregullime teknike në lidhje me propozimin fillestar të komisionit dhe se do të kufizojë çmimin e gazit në shtatë cent euro për kilovat orë për 70 për qind të konsumit të kompanive të regjistruara në vitin 2021.

 

Në mënyrë që kompanitë të ushtrojnë të drejtën e përdorimit të kësaj mase, komisioni përcaktoi disa kushte, duke përfshirë detyrimin për të ruajtur 90 për qind të vendeve të punës brenda një periudhe njëvjeçare dhe për të mirëmbajtur impiantet ekzistuese në Gjermani.

 

Komisioni propozoi gjithashtu që çmimi i gazit për familjet të kufizohet në 12 cent euro për kilovat-orë për 80 për qind të konsumit bazë të familjeve nga marsi 2023 deri të paktën në fund të prillit 2024.

 

Gjithashtu, ndihma e njëhershme për familjet në shumën e faturës njëmujore të gazit duhet të paguhet deri më 20 dhjetor të këtij viti, theksoi komisioni në raportin e tij prej 34 faqesh.

 

Komisioni propozoi gjithashtu futjen e bonuseve të kursimit të gazit për disa grupe konsumatorësh duke dhënë stimuj fiks financiarë për ata që kursejnë 20 cent ose më shumë në gaz krahasuar me konsumin e tyre në 2021./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat